Dita e sotme mund të konsiderohet një nga ato më të nxehtat të paktën për këtë verë dhe qyteti i Gjirokastrës ka regjistruar temperaturat më të larta i ndjekur nga Tirana.
“Dita e enjte do të vijojnë të mbetet nën ndikimin masave ajrore të nxehta Afrikane”, sqaron SHMU.
Njoftimi:
“Temperatura me e lartë sot u regjistrua në qytetet Gjirokastër, Shkodër dhe Elbasan me vlerën e 38°C, ndersa në kryeqytet termometri regjistroi vleren e 37°C.
Dita e enjte do të vijojnë të mbetet nën ndikimin masave ajrore të nxehta Afrikane.
Era do të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi 1-8m/s,e shoqëruar më një valëzim të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 18°C deri në 35°C
zonat e ulëta 20°C deri në 41°C
zonat bregdetare 20°C deri në 37°C
Ju urojmë të kaloni një pasdite të mbarë!”
Diskutime rreth kësaj post