Deputetja Suzana Topi shprehet se në seancën e nesërme vota e saj do të jetë kundër marrëveshjes të njëanshme për ndryshimin e Kushtetutës të padakortësuar me opozitën e bashkuar.
Postimi i plotë:
“Parlamenti nesër mblidhet për të votuar ndryshimet e njëanëshme Kushtetuese dhe kodit zgjedhor. Në fakt me disa deputetë që kanë deklaruar se janë prekur nga Covid-19 dhe disa të tjerê që janë të pa deklaruar se mezi presin të votojnë nesër pro ndryshimeve tê njëanëshme Kushtetuese, ky parlament duhet tē mbyllë dyert.
Ne mbartim rrezik si pēr familjet tona edhe për elektoratin. Një pjesë e opozitës parlamentare si shtojcë e Rilindjes së krimit nuk e ka hallin te hapja e listave prej 2/3 -tave por tek favoret dhe benefitet që kanë marë në këmbim të marrëveshjes për prishjen e koalicioneve parazgjedhore.
Vota ime nesër do të jetë kundër marrveshjes të njëanëshme për ndryshimin e Kushtetutës të padakortësuar me opozitën e bashkuar. Ky eshtë një krimit që po i behet Kushtetutës dhe kodit zgjedhor për të vetmen arsye që është “mbajtja e pushtetit për një mandat të tretë me çdo kusht dhe çmim nga Rama”, ka shkruar ajo.
Diskutime rreth kësaj post