Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi tha se qëllimi i kryeministrit Rama për të ndaluar koalicionet është se nuk do të dalë forca e parë në zgjedhjet e ardhshme. Sipas Kryemadhit Rama sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t.
“Kjo ka qenë gjithmonë e Ramës. Por po ja u bëj të qartë, s’ka shanse Edi Rama sikur të mbledhë gjithë superfuqitë e botës nuk del dot forcë e parë. Rama sot diskuton vendin e 3-të dhe të 4-t.
Mos shikoni vetëm sondazhet e rrjeteve sociale. 15% e shqiptarëve përdor internet, dhe janë ata që janë në administratë publike që kanë të ardhura mbi 50 mijë lekë”, tha Kryemadhi për News24.
Diskutime rreth kësaj post