Nënkryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve Denar Biba parashikoi një vit zgjedhor problematik, duke iu referuar zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.
“Këtij vendi nuk i kanë menduar ndonjëherë mendjet e mençura por institucionet. Në historinë e KQZ pothuajse askush nuk e ka mbaruar mandatin dhe kjo e ka dobësuar institucionin. Në të gjithë botën perëndimore nuk ka institucione të këtij karakteri.
Në 2019 trupës së KQZ iu bashkua një kolege e re dhe i thashë Rezarta Bitri ke ardhur me këmbë të mbarë sepse do kemi zgjedhje të paqta sepse deri në atë moment gjërat po shkonin mbarë dhe ato zgjedhje përfunduan surrugato.
KQZ me përkrahjen e ndërkombëtarëve vuri para shtetin e së drejtës. Zgjedhjet e 2021 e shoh problematike pasi degradimi ka nisur që tani për shkak të klimës politike. Nëse ka klimë politike korrekte bëhen zgjedhjet edhe pa ligj fare”, u shpreh Biba për ABC News.
Diskutime rreth kësaj post