Kreu i Bindjes Demokratike Astrit Patozi i pyetur pse dalin kaq shumë parti të reja nga gjiri i PD-së, u shpreh se për këtë duhet të gjendet shkaku brenda PD dhe jo tek ai, Myslim Murrizi, Bamir Topi apo Rudina Hajdari.
Ai tha se edhe sot kundërshtarin më të fortë kur doli si parti më vete nuk kishte qeverinë dhe Ramën, por ‘ish vëllezërit’ në PD, të cilëve ende nuk u ka dalë inati.
“Fakti pse dalin kaq shumë parti nga e djathta duhet të kërkohet shkaku tek ata që i shkaktuan brenda partisë dhe nuk mund të kërkohet as nga unë as, nga Bamir Topi, Murrizi apo Hajdari. Ne kundërshtarët më të egër nuk kishim qeverinë po ish vëllezërit tanë të gjakut blu demokratik, dhe ende sot nuk u ka dalë inati”, tha Patozi për Report Tv.
Diskutime rreth kësaj post