Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndihmojnë sërish Shqipërinë për të luftuar koronavirusin. Ambasada Amerikane njofton se janë dorëzuar 29. 000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik.
“| USAID/Albania dorëzoi 29,000 komplete testimi në Institutin e Shëndetit Publik, si pjesë e ndihmës së Shteteve të Bashkuara për Shqipërinë, në përgjigje të pandemisë së COVID-19.
Që nga shpërthimi i pandemisë, qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka angazhuar më shumë se 1.5 miliard dollarë ndihmë nëpërmjet Departamentit të Shtetit dhe USAID, posaçërisht me qëllimin për të luftuar pandeminë”, shkruan Ambasada Amerikane.
Diskutime rreth kësaj post