Deputeti Korab Lita ka komentuar vendimin e kuvendit në lidhje me shkarkimin e Presidentit të republikës Ilir Meta.
“Pas dimrit të acartë mes kryeministrit dhe presidentit ka filluar pranvera, unë besoj se ka tendenca për koalicion. Që nga dita që kam hyrë në atë parlament dhe deri sa të jem aty do të votoj kundër çdo politikani që është në opozitë me të djathtin.
Unë jam pro shkarkimit të presidentit, nëse do të kishim prova se ai ka shkelë kompetencat e tij. Atëherë ne mendonim se shkeljet e presidentit nuk ishin aq shumë sa ishin akuzat e mazhoranca, por sot ato me hedhjen poshtë të këtij vendimi treguan se nuk janë në gjendje që të shkarkojnë. Vendimi i sotëm lojë e ndyrë nga ana e mazhorancës.
Komisioni i Venecias e ka thënë qartë se kompetencat e presidentit nuk e përmbushin kushtet për ta shkarkuar kreun e shtetit. Kjo është një lojë që bëhet prej 30 vitesh dhe të gjithë liderët kryesorë politik kanë të njëjtën strategji e mbushin qytetarin me broçkulla për të larguar vëmendjen e qytetarit për të pas mendjen te kanabisi. Sot ka qenë pasqyra më e qartë e mashtrimeve që bëjnë politikanët shqiptarë veçanërisht Rama dhe Meta”, tha Lita për ABC News.
Diskutime rreth kësaj post