Parlamenti në Tiranë vendosi sot të mos propozojë shkarkimin e Presidentit të Republikës, Ilir Meta pas hetimit një vjeçar nga komisioni i posaçëm mbi ligjshmërinë e veprimeve të Presidentit për zgjedhjet vendore dhe emërimet në Gjykatën Kushtetuese.
Gjetan Gjetani shprehet se Parlamenti duhet t’i kërkojë falje urgjente Presidentit të Republikës.
“Parlamenti i turpit t’i kërkojë falje urgjente Presidentit të Republikës.
Sot nuk votova për shkarkimin e Kryetarit të Shtetit, por kundër gënjeshtrave të rëndomta, të Ramës dhe Ulsiut, të kapur në flagrancë dy herë nga Komisioni i Venecias në paligjshmërinë e akteve të tyre.
Nuk mund të votoja sot për argumenta të rëndomta që në thelbin e vet ishin tallje me Kushtetutën, me institucionet.
Komisioni i Venecias i dha të drejtë Presidentit dhe asnjë Paçavure-Raport i Ulsiut me argumenta të shtrembër ligjorë nuk ka vlerë.
Koha që Kuvendi t’i kërkojë falje urgjente Kreut të Shtetit”, shprehet Gjetan Gjetani.
Diskutime rreth kësaj post