Presidenti Ilir Meta ka bërë një reagim në rrjetet sociale pas vendimit të maxhorancës për t’u tërhequr nga shkarkimi. Meta ka kërkuar që të miratohet edhe Ligjin për Referendumet.
“Sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij”, shkruan Meta.
Postimi i Metës:
“Duke kujtuar 1-vjetorin e “Luanit të Artë” të Venecias, sot më duhet të riangazhohem që së bashku me Parlamentin e ardhshëm të miratojmë Ligjin për Referendumet në mënyrë që armiqtē e POPULLIT të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij.
POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!
PO AFRON ORA QË TË RIMARRË TËRËSISHT SOVRANITETIN NË DUART E TIJ:
1. – Deputetët 100% nga Populli.
2. – President i Republikës nga Populli.
3. – Ligj për zhbllokimin e së drejtës kushtetuese për Referendumet.
POPULLI I 2 MARSIT është garancia më e mirë.
POPULLI nuk ka ikur nga Bulevardi. Do largohet vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet.” ka shkruar Meta.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post