Ish-zv.ministrja e Jashtme Edith Harxhi ka pranuar që është propozuar nga PD në Gjirokastër si kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të 2021-it.
Përmes një shënimi në rrjete sociale, Harxhi ka falenderuar të gjithë ata që e kanë propozuar dhe shpreh mirënjohje për këtë vlerësim.
“Një falenderim publik dhe të ndjerë për Degën e PD-së së qytetit të rrënjëve te mia, Gjirokastrës, që më ka propozuar për deputete të PD, për zgjedhjet parlamentare 2021. I falenderoj me mirënjohje për këtë vlerësim. Fituesit e vërtetë në këto 30 vite janë demokratët e Shqiperisë”, – shkruan ajo.
Diskutime rreth kësaj post