Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja dhe njëkohësisht kreu i komisionit të posaçëm hetimor për shkarkimin e Presidenti Meta po raporton në Kuvend raportin final.
Raporti është në total 49 faqe, ku në vetëm 5 prej tyre janë opinionet e deputetëve të opozitës Alban Zeneli dhe Halit Valteri.
Në fjalën e tij Manja sqaroi se edhe nëse Kuvendi vendos për shkarkimin e Metës do jetë Gjykata Kushtetuese ajo që do thotë fjalën e fundit.
“Raporti është me 49 faqe, 44 faqe janë votuar nga 7 deputetë që janë dhe përfundimtari ndërsa 5 faqe janë mendimi i pakicës, Halit Valteri dhe Alban Zeneli. Raporti që do jap sot është i një natyre ligjore.Edhe nëse seanca vlerëson dhe voton një kërkesë për shkarkim është GjK ajo që jep vendimin final për shkarkimin ose jo të Metës”, – tha Manja.
Diskutime rreth kësaj post