Analisti, Ilir Demalia shprehet se opozita parlamentare, është një patericë e kryeministrit Rama. Sipas tij deputetët opozitarë nuk e bëjnë këtë falas, pasi të gjithë kanë marrë një premtim nga Rama nëse ai fiton zgjedhjet parlamentare të 2021.
“Rama po luan fort se e di gjendjen e tij. Qeverisja e tij, korrupsioni, ekonomia, pandemia, tërmeti, abuzimet e pushtetit. Është një pushet totalisht i diskretituar dhe vetëm në Shqipëri mund të ndodhë që këto lloj pushtetesh të rrinë akoma në fuqi. Rama po shfrytëzon vakumin e institucioneve shqiptare si gjykatën Kushtetuese, parlamentin ilegjitim. Nuk e di si do ti bëjë ndryshimet kushtetuese me një parlament të gjymtuar, ajo që quhet opozitë parlamentare është një patericë e Ramës, është e qartë dhe nga loja që bënë me ndryshimet e kodit zgjedhor dhe marrëveshjen e 5 qershorit. Të gjithë kanë marrë një premtim për nesër nëse Rama do të fitojë, kaq e kanë kërkesën ata, janë si rraqet e gabit, nuk janë opozitë, nuk janë seriozë, janë askushi. Vetëm një njeri si Rama mund të marrë një iniciativë të tillë”, tha Demalia.
Ai tha se edhe nëse vjen opozita në pushtet nuk do të zgjidhë gjë.
“Opozita nuk ka asnjë garanci dhe nuk e di çfarë qëndrimi do të mbajë.Nuk do të hyjë në zgjedhje apo do të hyjë në zgjedhje dhe do t’ja marrë Rama dhe do të ankimojnë. Gjëndja është shumë e nderë. Nuk jam nga ata që shpresoj që nesër ardhja e opozitës do të krijojë mrekulli shqiptare të demokracisë. Jemi një popull i papërgatitur. Rrotacioni me këtë klasë politike nuk zgjidh gjë”, tha Demalia për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post