Presidenti Ilir Meta, shprehet i bindur se populli do dijë të zgjedhë më mirë se kryetarët, teksa nuk harron të përmendë faktin dhe dëshirën e tij, që të jetë po populli ai që duhet të zgjedhë edhe presidentin e vendit.
Shkrimi i plotë:
“Listat e hapura 100% janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.
Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.
Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës.
Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!
SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!”, shkruan Meta.
Diskutime rreth kësaj post