Pedagogu i gazetarisë Mark Marku tha se propozimi i opozitës për hapje 100% të listave e ka vënë Ramën me shpatulla pas murit, ndërsa thotë se Basha po luan si kryeministër i ardhshëm.
“Unë nuk mendoj që ndalimi i koalicioneve është në favor të Ramës. Nuk e besoj këtë, sepse së pari ndalimi i koalicioneve është antikushtetuese. Kjo e para, e dyta unë sot nuk mendoj që PS me alternativë Ramën kryeministër del forcë e parë. Kjo u pa në zgjedhjet lokale, ku u nxorën votuesit me zor.
Për listat e hapura mendoj që janë pozitive, por nuk e zgjidhin problemin. Ne e dimë psikologjinë e elektoratit në Shqipëri. Mendoj që hapja e pjesshme e listave nuk ka vlerë, duhet hapje rajonale. Nuk jam shumë entuziast, por mendoj që janë më mirë se listat e mbyllura. E shoh pozitive këtë te Basha, se po luan si kryeministri i ardhshëm”, tha Marku për News24.
Diskutime rreth kësaj post