Presidenti Ilir Meta ka dhënë një mesazh të koduar duke u shprehur se shqiptarët duan që zëri i tyre të dëgjohet. Meta shton se koha është tani dhe se duhen procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurt.
Ky mesazh i Metës vjen në një moment kur situata politike është e tensionuar nga diskutimet për hapjen e listave apo heqjen e koalicioneve parazgjedhore.
Postimi i Metës:
“Shqipëria ka diell për të gjithë! ☀️
Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë!
Shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet!
Koha është tani!”, ka shkruar Meta.
Diskutime rreth kësaj post