Avokati Spartak Ngjela është shprehur se votimet e 2021 do jenë një sukses, për faktin se do aplikohen listat e hapura. Më tej Ngjela shtoi se Rama do pranojë kushtin e opozitës parlamentare për listat e hapura që PD nuk i do, duke goditur kështu këtë të fundit.
“Kemi dalë ne me një listë kur kemi qenë në PD. Biles Saliu i ndërroi emrin, nuk e la Partia Demokratike dhe ne kemi humbur shumë pikë me atë. Nuk i ndalon njeri koalicionet. Koalicionet që kanë bërë këta quhen rrush i thartë, ku vlen ajo.
Koalicion do të thotë një listë që do të nxjerrësh ti dhe atë listë për kryeministër do garojë vetëm njëri ose garojnë të gjithë për kryeministra dhe ai që merr me shumë vota do emërohet në bazë të kushtetutës për te formuar qeverinë e re. Çfarë kërkojnë këta. Kërkojnë të na bien anadollin këtu. Kjo ndodh në të gjithë botën dhe kështu do ndodhë edhe këtu.
Rama do pranojë kushtin e opozitës parlamentare, listat e hapura që PD nuk i do. Këtu bëhen dy reforma të mëdha. E para që është SPAK që ne po presim me ditë për hetim të korrupsionit shqiptar dhe e dyta votimet e 2021 që është me lista të hapura dhe do jetë një sukses”, – tha Ngjela për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post