Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka komentuar situatën e krijuar nga Covid-19 në vend. Sipas tij ende nuk jemi në kolaps, por situata është e dalë jashtë kontrollit.
Për Dashon fakti që kemi çdo ditë numër të lartë rastes dhe se vijon prej fillimit të qershorit është për shkak se hapja u bë pa strategji.
“Unë nuk mendoj se ka kolaps, por jemi në një situatë të dalën nga kontrolli. Vazhdon prej dy muajsh me hapjen që u bë pa strategji. Shqipëria u hap pa një strategji, pa një gradualitet dhe u hap pa masa. Jemi në situatën ku nuk kontrollon më ministria situatën, por virusi. Jemi dëshmitarë të kësaj situate dhe masat i shohim inekzistence. Numrat nuk janë shqetësuese akoma se kemi kapacitet, por kur nuk ke kontroll mbi situatën mund të precipitojë. Unë nuk dua të ngjall panik”, – deklaroi ai.
Diskutime rreth kësaj post