Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho publikoi dje në rrjetet sociale një foto të ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku shkruante se nuk është efektive dhe nuk siguron mbrojtje. Madje iu bënte thirrje Komitetit Teknik për luftën kundër koronavirusit që të merrnin vendime të studiuara.
Pikërisht në këtë status ka komentuar edhe shefja e Departamentit të Epidemiologjisë në ISHP, Silva Bino e cila ka komentuar situatën në të cilën ndodhet vendi ynë ditët e fundit si pasojë e koronavriusit.
Bino përmes një komenti në statusin e ekspertit Erion Dasho ka theksuar se është e rëndësishme mbajtja e maskave për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
“Maska nuk mbahet për solidaritet maska mbron”, shkruan Bino.
Gjithashtu ajo ka theksuar se në këtë situatë pandemie në të cilën ndodhet vendi është e rëndësishme që të mos zhvillohen zgjedhjet në Universitete.
“Mendoj se nuk duhet të bëheshin tani në këtë situatë ose të bëhen totalisht digjitale”, shkruan Bino.
Diskutime rreth kësaj post