Ledri Vula është një nga këngëtarët shumë të dashur për publikun por dhe mamaja e tij, Xheraldina nuk është e panjohur për publikun pasi është pjesë e televizionit.
Së fundmi Ledri dhe e dashura e tij Sara kanë qenë në qendër të vëmendjes pëe shkak të disa thashethemeve për një shtatzëni të mundshme. E ftuar në emisionin “ Pushime On Top” ajo ka folur për marrëdhënien me Sarën.
“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”, është shprehur Xheri, në intervistën e zhvilluar në shtëpinë e saj në Brezovicë.
Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore. Jo vetëm Sara, por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit dhe une thashë do Zoti qenka ajo se është si pëllumb. Ledri është pak natyrë introverte, edhe pse shumë i dashur. Ledrit s’mund t’ja nxjerrësh fjalët nëse nuk do ai vet.”
Ajo ka treguar gjithashtu se si gatuan Sara dhe cili është specialiteti që nusja do ta provojë gjithmonë.
“Në të vërtetë edhe Sara gatuan shumë mirë. Ushqimet moderne dhe “healthy food“ i ka pikë të fortë. Quinoan, avokadon i bën në mënyra të ndryshme, ndërsa unë gatuaj ushqime tradicionale dhe Sara vdes për piten time me spinaq dhe lecenikun tim”, është shprehur në këtë intervistë të parë në statusin tashmë të konfirmuar të vjehrrës, Xheraldina Vula.
Diskutime rreth kësaj post