Numri dy i Partisë Bindja Demokratike, Fabian Topollaj ka komentuar miratimin e ndryshimeve kushtetuese. Ai ka theksuar se me këtë vendim ato kanë arritur që të ulin influencën e pushtetit të kryetarëve të partive të mëdha.
“Me listat e hapura u kemi hequr pushtet Ramës dhe Bashës, sepse ato kanë garë dhe me shqiptarët dhe do të jetë guxim i madh që një nga partitë e mëdha tani që ligji i ka dhënë mundësinë që të hapë të gjithë listën,
ti imponohet elektoratit të vet dhe të thotë se nuk do të konkurroj me lista të hapura por do të konkurroj me listë të mbyllur është një risk shumë i madh elektoral, që ato që do e marrin përsipër do të marrë parasysh dhe kostot”, është shprehur ai.
Diskutime rreth kësaj post