Gatuhet pizza me fytyrën e Edi Ramës
Pizza me fytyrën e Edi Ramës nga “picajoli” shqiptar. Ai është origjinë nga Durrësi, dhe punon në Itali. Ai përveç se shquhet për picat e tij, ai njihet edhe për artin që bën mbi to, thuhet në shkrimin e Top Channel.
Kësaj radhe, Agroni Thaçi ka punuar portretin e kryeministrit Edi Rama në picat e tij, duke marrë mjaft komplimente për punën.
Por, ai nuk është ndalur me kaq, pasi ka vendosur që të bëjë edhe portretin e Adem Jasharit, Komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në të dyja rastet, Agroni ka bërë vërtet një punë të mirë, ndërsa thotë se këtë gjë e ka pasion. Ai thotë se do vazhdojë të bëjë portrete mbi picat e tij, por tani me figura të tjera shqiptare.
Diskutime rreth kësaj post