Mjeku i njohur infeksionist, Pëllumb Pipero ka deklaruar se ka ardhur koha që maska të vendoset me detyrim.
“Është e rëndësishme respektimi i protokolleve në qendrat e mëdha të punës, si Call Center, fasoneritë, në institucione publike, spitale, është e rëndësishme dhe monitorimi i protokolleve.
Do ulet me 4 herë numri i të infektuarve për 2 javë, nëse të gjithë vendosim maskën. Para se të vendosim indikatorë të tjerë, kudo në Evropë dhe në Shqipëri, kërkesa është e njëjtë, maska dhe distanca.
Ndoshta të tilla veprime kanë dhe një prapavijë, rekomandimi është që tamponi t’u merret njerëzve me klinikë, por ne kemi zgjedhur rastin që t’i marrim tamponin edhe kontakteve të të infektuarve”, ka thënë Pipero.
Diskutime rreth kësaj post