Një pandemi më e rëndë se Covid-19 pritet të jetë mes nesh “brenda pesë deri në tetë vite” sipas shkencëtarit që parashikoi krizën aktuale. Profesori Tom Koch kishte paralajmëruar para disa vitesh që një infeksion i ri që do përhapej gjerësisht do dëmtonte botën dhe njerëzimin.
Ai beson se koha që do ndajë një pandemi nga një tjetër do jetë më e shkurtër se zakonisht dhe me shumë mundësi pas koronavirusit do ketë një pandemi që do shkaktojë edhe më tepër dëme.
Prof Koch, një ekspert kanadez i sëmundjeve në Universitetin e British Columbia, tha:
“Kur ekzaktësisht dhe si do jetë s’e dimë por që një tjetër pandemi pritet kjo është e qartë. Dhe duke qënë se kemi raste më të shpeshta sëmundjesh virale me shumë mundësi një tjetër pandemi pritet brenda maksimumi 8 vjetësh.”
Ai ka thënë se njerëzimi duhet të përgatitet për të përballuar një tjetër pandemi të mundshme dhe jo të kapet në befasi si edhe ndodhi me koronavirusin.
Diskutime rreth kësaj post