Aktorja turke Farah Zeynep Abdullah, e njohur për rolin e saj si Sura në serialin “Kurt Seit dhe Sura”, ndodhet në Shqipëri. Bukuroshja bionde ka ardhur në vendin tonë për pushime për të disatin vit radhazi.
Ka qenë vetë Farah ajo që ka publikuar një foto nga Saranda, ku po shijon disa ditë pushimesh me partnerin.
“Sarandë”, shkruan aktorja në postimin që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.
Në një foto të dytë në Instastory ajo ka përshëndetur fansat shqiptarë, ndërsa publikon edhe flamurin kuqezi në formë mbështetjeje dhe dashurie për vendin tonë!
Kjo nuk është hera e parë që Farah vjen në Sarandë, pasi edhe në korrik të 2019-s, ajo vizitoi qytetin bregdetar dhe qëndroi disa ditë në Ksamil.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post