Ka rinisur seanca plenare pas 5 minutash pushim të dhënë nga kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, por përsëri me tensione, duke u detyruar të ndërpritet përsëri.
Deputeti Halit Valteri i afrohet foltores dhe nderpreu fjalen e ministrit te Brendshem Sander Lleshaj.
“Halit mos bëj të fortin se do perjashtohesh nga seanca. S’ka kellce asnjë njeri të më kundërshtojë mua” u shpreh Ruçi.
Seanca u nderpre për 5 minuta.
Deputeti Myslim Murrizi kërkon të marrë fjalën por nuk ia jep kryetari i Kuvendit.
Gramoz Ruçi i kërkon të ulet përndryshe do të marrë masë.
“Ulu poshtë se do të marr masë. Po të jap vërejtje, do përjashtohesh nga seanca”.
Seanca u ndërpre 5 minuta me kërkesë të maxhorancës.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post