Arbana Osmani ka treguar se është një person që shqetësohet vazhdimisht për shëndetin e saj, veçanërisht tani që është në pritje të ëmbël.
Në një postim të fundit në Instagram, ku ka publikuar një meme, moderatorja shqiptare tregon llojin e bisedave që bën me mikeshën e saj të ngushtë Xhemi Shehun, në lidhje me frikën nga koronavirusi.
Ajo shkruan:
“Unë një person hipokondriak (që është në ankth për shëndetin) duke folur me shoqen time të ngushtë për koronavirusin:
-Me vërtet po mendoj të testohem, ndonjëherë nuk marr frymë!
-Ti s’merr dot frymë pasi je e shëndoshë”, – thuhet në postimin e Arbanës.
Këto janë pasojat e shtatzënisë dhe Arbana, e cila tani duhet të jetë në tremujorin e fundit, po i përjeton në një periudhë të vështirë pandemie.
Diskutime rreth kësaj post