Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u ka bërë një kërkesë të hapur kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Në paçi sado pak përgjegjësi, njerzillëk e dashuri për këtë vend, lexojini këto kritere dhe veproni! Ndihmojini shqiptarët të rikthehen tek lëvizja e lirë! Blejini ato kite e filloni testimet si kurrë më parë. Lejoni spitalet private t’u ndihmojnë”, shkruan Manjani.
Postimi i plotë:
“KRYEMINISTËR!
MINISTRE E SHËNDETIT!
Në paçi sado pak përgjegjësi, njerzillëk e dashuri për këtë vend, lexojini këto kritere dhe veproni!
Ndihmojini shqiptarët të rikthehen tek lëvizja e lirë!
Blejini ato kite e filloni testimet si kurrë më parë. Lejoni spitalet private t’u ndihmojnë.
Bëni një database shembullorë me të dhëna për të infektuarit realë dhe një hartë reale ku ato ndodhen.
Vetëm kështu virusi do izolohet dhe njerëzit do çlirohen.
Vetëm kështu plotësohen këto kritere të BE.
Në keni perëndi ku besoni, BËJENI këtë përpjekje!
Lërini shpikjet!
Lëreni dajakun e kërcënimet!
Lëreni politikën e madhe, po merruni me këtë të voglën. Me këtë që u hyn në punë shqiptarëve.
Bëni vetëm pak punë të lejoni TESTET! Kaq!”, ka shkruar ai.
Diskutime rreth kësaj post