Një qendër e madhe tregtare në Paris është evakuuar pas njoftimeve për një person të armatosur. Mëngjesin e kësaj të marte qindra njerëz janë detyruar të evakuohen ndërsa ndërtesa u blindua nga forcat e policisë.
Një pronar i një dyqani në qendrën tregtare njoftoi policinë menjëherë sapo pa një burrë të maskuar i cili mbante në dorë një armë gjahu. Autoritetet mbyllën menjëherë stacionet e metrosë dhe shkollat aty pranë.
Policia ndërkohë nuk ka arritur të identifikojë personin e armatosur. Por paniku ishte i jashtëzakonshëm pasi në qendrën tregtare Les Quatre Temps janë më shumë se 230.
Diskutime rreth kësaj post