Një fshat i vogël në jug të Italisë po ofron akomodim falas për vizitorët. Bëhet fjalë për zonën periferike San Giovanni në Molise të Italisë, i cili viteve të fundit është përpjekur që të ketë banorë të përhershëm, duke u ofruar nga 24 mijë euro për secilin që është i gatshëm të shpërngulet në fshat, shkruajnë mediet italiane, transmeton Lajme.al
Si rezultat i rënies së popullsisë, në San Giovanni ka shumë shtëpi të pabanuara. Janë pikërisht këto objekte që po ofrohen për akomodim falas për turistët e interesuar.
Siç bëhet e ditur më tej, ka tri shtëpi për të zgjedhur me një qëndrim maksimal një javë në çdo kohë midis korrikut dhe shtatorit.
Rajoni i Molise-it është i njohur për ofrimin e pikëpamjeve piktoreske të majave me shumë kodrina, si dhe prodhimin e djathërave vendor.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post