Këngëtarja Fifi e ftuar në Kurthin e ‘Piter Pan’ ndër të tjera ka folur edhe për jetën e saj private. Edhe pse Fifi nuk e sheh martesën në planet e saj të afërta, gjithsesi ajo që tani e ka të qartë se cilët do të jenë këngëtarët që do të “ndezin” atmosferën në atë ditë të madhe.
“Patjetër që në dasmën time do të ketë këngëtarë të ftuar, kam nja 4-5 që i kam të preferuar dhe i kam spikat që tani. 1 është Labinot Tahiri, 2 është Altin Shira, 3 Artiola Toska, 4 me shumë dashuri Remzije Osmani dhe 5 do doja shumë të ishte.”
Gjithashtu ajo tregoi se do të ketë edhe ndërthurje me muzikën moderne dhe këtë “sektor” do ta “mbulojnë” Flori Mumajesi dhe djemtë e ThreeDoots, Era Rusi, Valon Shehu dhe Anxhela Peristeri.
Fifi u shpreh se kjo është vetëm një listë shumë e shkurtër pasi dëshiron që dasma e saj të kthehet në një koncert.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post