Gazetari dhe analisti Baton Haxhiu u shpreh se nëse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkon në burg, atëherë narracioni për luftën, për lirinë është i diskutueshëm.
“Nëse Thaçi shkon në burg, atëherë narracioni për luftën, për lirinë është i diskutueshëm. Edhe narracioni se NATO ka ndërhyrë për të mbrojtur qytetarët kosovarë është i diskutueshëm.
Lufta që ka bërë Thaçi, Limaj, Haradinaj, Veseli, nuk mund të jetë ndryshe veç luftë mbrojtëse ndaj ushtrisë së Millosheviçit. Ç’kuptim ka gjykimi i një lufte mbrojtëse? Vrasje gjatë luftës mund të ketë por nuk duhet të ndërtohet një narracion në një gjykatë speciale për një luftë që ka qenë e domosdoshme për të ndërtuar liririnë e Kosovës”, – tha ai për Opinion.
Diskutime rreth kësaj post