Eksperti i ekonomisë Dritan Shano me anë të një statusi në rrjetin social ka bërë një reagim të fortë në lidhje me ekzistencën e koronavirusit që Shano e quan “karavirusi”, sipas ekspertit virusi nuk do të iki nga jeta jonë, dhe ata që mendojnë të kundërtën nuk mbushin nga trutë.
Ai thotë se edhe ky virus si të tjerët do të zbutet, ndërsa shton se pa viruset që jetojnë në Tokë njeriu nuk mund të jetojë, pasi mungesa e tyre na çon me shpejtësi drejt vdekjes.
Shano akuzon edhe mjekët që nuk ia thonë këtë fakt njerëzve, duke i quajtur palaço dhe sharlatanë të blerë nga politika.
“Askujt nuk i vjen mirë kur dikush ikën nga kjo jetë. Lëre pastaj kur e ka të afërm apo të njohur. Por duhet ta kemi të qartë se numri i atyre që vdesin nga uria sot në botë është disafish më i lartë sesa i atyre, vdekja e të cilëve etiketohet si për shkak të Covid-19.
Kush kujton se karavirusi do iki nga jeta jonë nuk mbush nga trutë; karavirusi, si gjithë viruset e tjera, pasi vjen me sherre zbutet dhe bëhet si kafshët shtepiake; psh. njerëzimi sot as nuk e imagjinon se mund të rrojë pa pula dhe vezët e tyre, apo pa dele e dhi dhe qumështin e tyre.
Kështu është puna edhe me 370 trilion viruset që njeriu ka në dhe mbi trupin e tij. Pa këto viruse njeriu nuk rron dot, vdes. Mungesa e këtyre viruseve dhe baktereve në trupin tonë na çon me më tepër shpejtësi drejt vdekjes. Mjekët që nuk ja thonë këtë njerëzve janë palaço dhe sharlatanë të blerë nga politika”, – shkruan Shano.
Diskutime rreth kësaj post