Italia shënon sot bilancin e saj më të ulët qysh nga 28 shkurti, me 6 viktima dhe 126 raste të reja me COVID-19. Bilanci shënon ulje të konsiderueshme edhe me ditën e djeshme, ku viktimat ishin 22.
Lajm i mirë vjen edhe nga Lombardia, që pas “hemorragjisë” të muajve të fundit regjistron bilanc me një viktimë.
Të shtruarit në terapi intensive në vendin fqinj mbeten 96, ndërkohë që 305 janë shëruar.
Diskutime rreth kësaj post