Pak ditë më parë u bë publik lajmi se deputeti Kujtim Gjuzi është përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi pas ndërprerjes së vazhdueshme që i ka bërë fjalës së kryeministrit Rama. Pas këtij vendimi, Gjuzi e kundërshtoi përjashtimin duke i dërguar një ankesë Kuvendit.
Ndërkohë mësohet se nisur nga kjo ankesë e Gjuzit, do të mblidhet Byroja e Kuvendit.
NJOFTIMI
“Sipas Urdhërit të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, Nr. 31, datë 26.06.2020, sot u zhvillua mbledhja e Byrosë së Kuvendit, për shqyrtimin e ankesës së deputetit Kujtim Gjuzi kundër vendimit nr. 12, datë 23.06.2020, të Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën “Për marrjen e masës disiplinore ndaj deputetit Kujtim Gjuzi “Përjashtim nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare për 10 (dhjetë) ditë”.
Byroja vendosi përjashtimin e deputetit Kujtim Gjuzi nga pjesëmarrja në komisione dhe/ose seancë plenare deri më datë 1 Korrik.
Diskutime rreth kësaj post