Sipas një sondazhi që zhvilloi Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal, gati gjysma e shqiptarëve (49%) po mendojnë seriozisht që të ikin nga vendi.
Kjo është përqindja më e lartë në rajon dhe raporti thekson se Shqipëria është e vetmja ekonomi në rajon ku numri i atyre që duan të largohen ia kalon atyre që duan të qëndrojnë (49% kundrejt 46%, ndërsa 5% u përgjigjën që nuk e dinë).
Shqiptarët kanë ndërmarrë edhe hapa konkrete për ta bërë këtë. 33% e atyre që konsiderojnë të largohen, po informohen në mënyrë aktive rreth mundësive dhe alternativave që ata kanë, më e larta nga gjithë shtetet e tjera.
14% po shqyrtojnë dhe po aplikojnë për vende të lira pune, 4% pohojnë se kanë konkretizuar gjithçka dhe aktualisht po përfundojnë çështjet administrative.
48% thonë se thjesht po mendojnë të ikin dhe s’kanë ndërmarrë ndonjë veprim tjetër konkret.
Për shqiptarët, edhe integrimi në Europë do të thotë në radhë të parë mundësi për të emigruar ose studiuar, sipas 60% të të anketuarve, sërish më e larta në rajon dhe më pas prosperiteti ekonomik.
Diskutime rreth kësaj post