Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Lushnje ku ka inspektuar punimet për impiantin e vaditjeve më i madhi në vend që po ndërtohet në këtë zonë.
Rama bën pranon se ka ende probleme për t’u zgjidhur, por investimet që janë bërë në bujqësi vitet e fundit, sipas tij, janë më të mëdha sesa tërë vitet e mëparshme të marra sëbashku.
Postimi i plotë:
“Lushnje – Drejt përfundimit vepra madhore e ujitjes, nga rindërtimi i rezervuarit të Thanës, më i madhi në dispozicion të bujqësisë në rajon, te ndërtimi i 44 kilometrave kanale kryesore që deri dje ishin vija uji nëpër plehra e kallamishte dhe 167 kilometrave kanale sekondare që kishin humbur rrugëve, duke garantuar ujitjen e çdo parcele në një hapësirë prodhuese prej 12 mijë hektarësh.
Kush e sheh bujqësinë nga kanalet e portalet e Tiranës, nuk mund ta ketë dot idenë e revolucionit që po bëhet me bazën prodhuese të ushqimit në vend, ndërsa për këdo që e sheh nga afër zhvillimin e këtij revolucioni, është e qartë se krahasimi i para 5 viteve me sot, i ngjan pa asnjë mëdyshje krahasimit të natës me ditën
Dy fakte kokëforta: Sot kemi përgjysmuar raportin import – eksport krahasuar me ditën kur morëm detyrën dhe kemi dyfishuar prodhimin bujqësor vendas në tregun e brendshëm
Patjetër që ka ende plot probleme për të zgjidhur dhe punë për të bërë që të shfrytëzojmë plotësisht potencialin e jashtëzakonshëm të kësaj toke të bekuar, por sot mund ta themi me plot gojën se kemi bërë për bujqësinë në këto vite më shumë se sa në tërë vitet e mëparshme të marra së bashku dhe KY ËSHTË FAKT jo opinion
#ShqipëriaqëDuam”, – shkruan kryeministri Rama.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post