Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani përmes një postimi në rrjete sociale ka nxjerrë zërat që qarkullojnë në prapa kuinta për 3 forcat më të mëdha politike.
Sipas asaj që shkruan Manjani, militantët e PS shkruajnë që Rama është i lodhur dhe nuk ka nerva për qeverisje, ndërsa për Lulin thonë se s’ka ndërmend të vijë në pushtet.
Ndërsa për LSI, Manjani shkruan se militantët thonë ka rënie të madhe dhe nuk merren më aq vota sa në kohën e Tiot Vasilit.
Sipas Manjanit, kjo është një gjë e mirë pasi ka ardhur koha që partitë ta meritojnë votën dhge me sa duket njerëzit janë në përpjekje për të mos e çuar dëm votën.
Postimi i Manjanit:
“Shumë interesante!
Militantë të Rilindje e PS, që unë njoh thonë se “Rama është i lodhur e ska më nerva për qeverisje..”
Ata të PD më thonë se “Luli ska ndërmend të vijë në pushtet…”
Nga LSI thonë se “… ka rënie të madhe dhe se nuk merren më aq vota sa në kohën e Tit Vasilit..”
Këta njerëz me të cilët flas janë votues të pozicionuar. Ka kohë kështu…
Në qoftë kështu masivisht është lajm i mirë, sepse njerëzit janë në përpjekje për të mos e çuar votën dëm.
Ka ardhur koha që partitë ta meritojnë votën. Ska më dhurata!”, – shkruan Manjani
Diskutime rreth kësaj post