Kryeministri Rama ka zgjedhur sot foltoren e Parlamentit për të folur rreth aktakuzave që i janë bërë Thaçit e Veselit, për krime ndaj njerëzimit gjatë luftës në Kosovë.
“Drejtësia ndërkombëtare në Kosovë ka hetuar thellësisht çdo bëmë të UCK-së. Unë jam dëshmitar për shkak të detyrës, se çfarë është bërë dhe si është marrë pjesë me vullnet të plotë, për të gjetur atë shtëpinë e verdhë, e cila nuk ekziston, të paktën deri më sot, nuk ka asnjë provë të ekzistencës të provës së saj, e thonë të gjitha institucionet. UMNIK, EULEX, Gjykata të përziera dhe bio, kanë administruar procesin e hetimit të krimeve të luftës çlirimtare në Kosovë.
21 vite gjykata pas gjykatave për udhëheqësit e saj nuk njoh në planet. Për dy dekada drejtësia e Kosovës ka qenë në kontrollin e drejtësisë ndërkombëtare dhe është falë këtij fakti, që Kosova që të ketë gjykata dha më të mirë se të Shqipërisë. Por në 20 vite nuk e di, të ketë dalë ndonjë nivel institucional apo figurë me autoritet në Kosovë që të mos ketë pasur gati shtrirë dorën e bashkëpunimit dhe të mos jetë përgjigjur ‘gatitu’ në resht për një bashkësisë ndërkombëtare për krimet e luftës”, – tha Rama.
Diskutime rreth kësaj post