Ndërsa fliste në Kuvend ministrja Etilda Gjonaj një moment tensioni është regjistruar në sallën mes deputetëve të opozitës parlamentare. Ralf Gjoni është fiksuar të ketë një debat verbal me Halit Valterin.
Në video duket kur ndërhyn deputeti Arlind Çaçani, që e ka prekur me dorë në nofull Valterin dhe t’ja kthejë kokën në anën e kundërt këtij të fundit me Gjonin. Ndërsa Myslim Murrizi e tërheq nga krahu dhe e largon Gjonin nga vendi ku ishte ulur Valteri.
Nuk dihen ende arsyet pse janë konfliktuar deputetët ndërkohë që kohët e fundit janë vënë re tensione mes tyre.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post