Epidemiologu Ilir Alimehmeti u shpreh se jemi në një situatë ku antitrupat duhet të futen masivisht, pasi sipas tij hetimi gjen më pak raste se antitrupat.
Ai tha se shumë sëmundje infektive testohen në privat, por deklarohen.
“Gjithmonë hetimi gjen më pak raste se antitrupat. Është momenti që antitrupat të futen masivisht, shëndeti është një e drejtë e njeriut dhe jo thjesht një diskutim masash. Ligjet janë bërë për tu modifikuar sipas nevojës. Duhet t’i fusim sepse secili nga ne ka të drejtën të dije se si është sot.
Shumë sëmundje infektive testohen në privat, por deklarohen. Këtu ne duhet të vendosim pacientin apo qytetarin në qendër të shërbimit shëndetësor. Qytetarit përderisa i thamë duhet të tregojë kujdes, të qëndrojë mbyllur, duhet t’i japim edhe armë që ky të luftojë, pra testin. Nëse zbuloj që jam pozitiv, automatikisht mbroj rrethin tim, shoqëror, familjar, koleg… Kjo është ndihmë”, – u shpreh ai për ABC News.
Diskutime rreth kësaj post