Një ditë më parë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha paralajmëroi se kryesia e partisë së tij do të marrë një vendim të rëndësishëm për shoqërinë dhe politikën shqiptare. Sot në orën 11:00, kryedemokrati Basha do të mbledhë kryesinë e Partisë Demokratike.
Bëhet me dije se Basha do të prezantojë para anëtarëve të kryesisë mënyrën e re të zgjedhjes së kandidatëve të PD-së. Në këtë takim të prezantohet dhe Genc Ruli, i cili do të rikthehet në strukurat drejtuese. Ish-ministri do të drejtojë komisionin për përzgjedhjen e kandidatëve.
Pritet që të ketë të tjera zhvillime orët në vijimi, por fokusi kryesor i takimit është prezantimi para anëtarëve mënyra e re e zgjedhjeve të anëtarëve.
Diskutime rreth kësaj post