Rudina Hajdari, anëtarja e Këshillit Politik e ftuar në emisionin “Repolitix” tha se puna e këshillit politik ka përfunduar sepse u arrit një marrëveshje. Në lidhje me mbledhjen e sotme ajo tha se kishte dakordësi mes palëve e pati vullnet të qartë politik.
“Aty ra dakord, pati vullnet të qartë politik, kam dyshimet e mia sepse të thënit nga të bërit është goxha larg sepse tani kemi disa nene që përcaktojnë KQZ e institucione administrative, por duhet punë që të qartësojnë realizimin e votës së diasporës”, – tha Hajdari.
Ajo theksoi se nuk varet thjesht prej tyre por edhe prej faktit që duhen akte nënligjore që do miratohen nga vetë KQZ për mënyrën se si do të ecet përpara.
“Me votën e diasporës është abuzuar dhe manipuluar sepse shumë shtetas janë të regjistruar këtu dhe është votuar në emër të tyre. Ata kanë detyrën ligjore që të regjistrohen që të deklarojnë banesën që të mos ketë votim të dyfishtë. Duhet të jemi seriozë sepse diaspora është e madhe, janë 1.7 milionë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit”, – tha Hajdari.
Diskutime rreth kësaj post