Kreu i Partisë Ambientaliste Agrare Agron Duka u shpreh se nuk e ka thënë që do të bashkohet me Partinë Socialiste. Kështu aluduan shumë media online ditëve të fundit e vetë Duka sot ju ka dhënë und aludimeve për të.
“Me këtë “nëse” jam duke ngrënë dynjanë nëpër studio dhe një nga pyetjet ishte nëse nuk bëhen koalicionet zgjedhore. I thash se është e pamundur se është bekuar nga ndërkombëtarët.
Më tha nëse nuk bëhet dhe iu përgjigja se do të dal në vetë. Po nëse nuk fiton? Nëse nuk fitohet me prag 5% pa koalicione kush do të fitojë? Dhe i thash se nëse fitoj do të kem peshën time specifike dhe do të bëj krushqinë çfarë të dua vetë.
Kur shoh nesër në portale “Agron Duka bashkohet me PS-në”. Kjo nuk është e drejtë se të erdha edhe te shtëpia jote. Nuk mund ta abuzosh dhe ta heqësh nga konteksti. Nuk e kam thënë që do të bashkohem me PS-në, gjë të cilën nuk e kam thënë, se e kam thënë me vepra unë, kam 7 vite që rri korrekt më shumë se këta që janë djathtas”, tha Duka për Ora News.
Diskutime rreth kësaj post