Dita e enjte do të ketë mot me kthjellime dhe vranësira në zhvillim në orët e mesditës, të cilat do të pasohen nga reshje shiu.
Reshjet do të jenë të karakterit lokal me intensitet të ulët, ndersa përgjatë relieveve malore dhe zonave pranë tyre reshjet hera-herës do të jenë në formën e shtrëngatave afatshkutra.
Era do të jetë nga veriperëndim- verilindje me shpejësi 1-6m/s, në momentin e zhvillimit të vranësirave hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/s.
Temperaturat parashikohen:
vendet malore 17°C deri në 26°C
vendet e ulëta 19°C deri në 32°C
vendet bregdetare 18°C deri në 29°C
Diskutime rreth kësaj post