Pas një eksperience shumë të bukur në programin për fëmijë ‘Në Kurthin e Piter Pan’, Ronela Hajati ka treguar publikisht vlerësimin për regjisoren e njohur, Vera Grabocka.
“Je e mrekullueshme. Pasion, punë e palodhshme dhe sukses”, ka shkruar Hajati krah fotos ku shihet me Grabockën në regji.
Me siguri Ronela e ka shijuar shumë këtë eksperiencë përballë fëmijëve ku nuk ngurroi të përgjigjet plot të qeshura dhe sinqeritet.
Kujtojmë se këngëtarja theksoi se tanimë është ‘single’ dhe e dashuruar me veten e saj e se shumë shpejt do të sjellë projekte të reja muzikore.
FOTO:
Diskutime rreth kësaj post