Teksa shumë shtete lehtësojnë masat kundër përhapjes së COVID-19, në Indi janë regjistruar shifra rekord të infektuarish. Në 24 orët e fundit në këtë shtet janë konfirmuar 15,968 raste të reja me Covid-19, bilanci më i lartë që regjistrohen në vend brenda një ditë që nga fillimi i pandemisë.
Me rastet e konfirmuara së fundmi, numri total i të infektuarve në vend shkon në 456,183. Një faktor që mund të ketë ndikuar në rritjen e numrit të të infektuarave është edhe lehtësimi i masave shtrënguese.
Po ashtu, brenda ditës autoritetet e shëndetit në vend raportuan për 465 viktima. Por, teska rastet pritet që të shtohen, India ka vendosur të nxjerrë ushtrinë për të ndihmuar qytetarët dhe për vendosjen e 10,000 shtretërve në një spital në kryeqytetin Neë Delhi.
Nga 13,400 shtretër për koronavirusin që janë të disponueshëm, 6,200 janë aktualisht të zënë. Ky numër mund të shkojë në 33,400 javën që vjen kur godinat e tjera, përfshirë edhe spitalin e ushtrisë, të hapen.
Diskutime rreth kësaj post