Kryetari i Partisë Demokrisitiane, Nard Ndoka, ka hedhur akuza të forta ndaj deputetes së opozitës parlamentare Rudina Hajdari duke e quajtur një dështim si për PD dhe vetën e saj.
Ndoka se Hajdari duhet të ishte aktiviste në PD dhe të piqej politikisht dhe nuk mund të merrej menjëherë deputete, pasi nuk kishte përvojën dhe forcën e duhur.
“Rudina Hajdari pati një mungesë pjekuri politike, është normale sapo u rikthye në Shqipëri. Do të ishte e rëndësishme të rritej dhe piqej politikisht. Për mua Rudina Hajdari nuk u fut në PD për arritje e merita personale, por nga historia e familjes dhe emri i të atit.
Do të ishte mirë që të ishte aktiviste për disa kohë që të piqej politikisht dhe më pas të bëhej deputete. Kjo e dëmtoi edhe nga pjesa emocionale. Ajo nuk u përshtat me realitetin, Hajdari ishte një dështim për PD dhe veten e saj”, tha Ndoka.
Diskutime rreth kësaj post