Quhet Nuclear Football dhe është valixhja më e rrezikshme në botë. Kjo në foto është një versioni i disa viteve më parë e ekspozuar në Smithsonian National Museum of American History.
Sekretet e sekreteve
Trump do të zbulojë se cilat janë operacionet e fshehta që qeveria amerikane po i çon përpara, ku dhe si janë përdorur dronet, cilat instrumente përdor National Security Agency (NSA) për të përgjuar çdo lloj komunikimi në botë, cilat janë betejat elektronike në zhvillim kundër armiqve të SHBA-së në infrastrukturën informatike.
Nëse do të dëshironte, Tramp mund të njohë emrat e dhjetëra agjentëve të paguar nga CIA jashtë territorit amerikan, si dhe teknikat e përgjimit.
Ai do të mësojë operacionet e fshehta të CIA-s për të ndryshuar rrjedhshmërinë e ngjarjeve jashtë vendit, pa qenë nevoja që dora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të jetë e dukshme.
Për momentin ka dhjetëra operacione të tilla, disa prej tyre lejojnë zhvillimin e operacioneve antiterrorizëm – edhe me vik.tima – në disa vende të ndryshme.
Më pas janë çështjet administrative: Presidenti do të informohet për grupet e disidentëve jashtë të mbështetur nga qeveria amerikane dhe që luftojnë kundër diktatorëve dhe terroristëve.
Valixhja
Mbledhja e fundit, ajo më e rëndësishmja, për sigurinë e vendit dhe të gjithë botës, i përket arsenalit nuklear të Shteteve të Bashkuara dhe planeve relativë për ndonjë luftë të mundshme atomike.
Në fakt, vetëm Presidenti është i autorizuar në urdhërimin e përdorimit të armëve nukleare.
Konsensusi vjen pas aktivizimit të kodeve speciale dhe sipas rregullave të valixhes të quajtur Football.
Bëhet fjalë për valixhen e famshme me lëkurë të zezë që e ndjek presidentin në çdo lëvizje dhe që ruhet nga një skuadër me 5 anëtarë që vijnë nga njësi të ndryshme të ushtrisë amerikane.
Valixhja nukleare transportohet nga një zyrtar që e njeh në perfeksion procedurën që duhet ndjekur në rast të një su.lmi atomik.
Valixhja (në të djathtë) është në përdorim që në kohët e Dwight D. Eisenhower (President nga 1953 deri në 1961), por vetëm nga kriza e raketave më Kubën (1962), nën presidencën e John F. Kennedy, e ndjek Presidentin kudo.
Butoni i kuq? Mos të tallemi
Përmbajtja e valixhes u bë e njohur në vitin 1980 nga Bill Guley, në atë kohë drejtor i zyrës ushtarake të Shtëpisë së Bardhë.
Nëse mendoni se brenda saj ka një buton të kuq për të nisur raketat bërthamore, po gaboheni rëndë.
Valixhja mban kryesisht…letra.
Dokumenti më i rëndësishëm është Black Book, një manual i vërtetë i luftës atomike me 75 faqe, me përshkrimin e çdo objektivi të mundshëm, të vlerave strategjike sipas skenarëve të ndryshëm dhe viktimat që një su.lm eventual mund të shkaktojë.
Në shumicën e rasteve, miliona njerëz.
Dy fashikuj të tjerë i përmbajnë një listë me vendet e sigurta ku mund të transferohet Presidenti në rastin e një su.lmi bërthamor dhe procedurat radiotelevizive të emergjencës për të folur me Kombin.
Valixhja peshon 20 kg (ka një bazë alumini) dhe transportohet nga ushtarakë që kanë një trajnim special për të ndihmuar Presidentin për të dhënë urdhërimin e lëshimit të raketave.
Përmban edhe një telefon që përdoret kur Presidenti ndodhet në udhëtim: ndihmon për tu vënë në kontakt përmes një linje të sigurtë në rrugë satelitore me National Military Command Center (NMCC), qendër ushtarake amerikane që menaxhon të gjitha armët bërthamore dhe që i lëshon ato.
Kodet e sul.mit
Nga pikëpamja praktike “kodet e sul.mit” janë në një dokument që Presidenti duhet ta mbajë me vete dhe që quhet Biscuit, biskota.
Valixhja nukleare që ndjek gjithmonë Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është arma më e fuqishme e të të gjitha kohërave.
Ja çfarë përmban ajo dhe si mund ta shkaktojë fundin e botës.
Quhet Nuclear Football dhe është valixhja më e rrezikshme në botë.
Kjo në foto është një versioni i disa viteve më parë e ekspozuar në Smithsonian National Museum of American History.
Diskutime rreth kësaj post