Partia Demokratike ka akuzuar sërisht kryeministrin Rama se ka gënjyer në premtimet e tij elektorale. Ish-deputeti Agron Shehaj është përqendruar tek çmimi i naftës dhe në një postim në Facebook ka sjellë pamje të kryeministrit në vitin 2013 ku deklaron se do të ulë çmimin e naftës.
“Në 1 Janar 2014 hyri në fuqi rritja e taksës së qarkullimit me 120 lekë (100 lekë plus TVSH). Në 1 Janar 2015 u rrit përsëri me 120 lekë (100 lekë plus TVSH). Në 7 vite Rama e ka rritur dy herë taksën e qarkullimit”, thuhet në postimin e Shehajt.
Ai shton gjithashtu se tashmë Shqipëria ka çmimin më të lartë të naftës në Europë.
VIDEO:
Diskutime rreth kësaj post