Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale një dokument, sipas të cilit, Ben Blushi dhe Gaz Demi, kanë regjistruar një sipërfaqe prej 6 mijë metra katror, buzë detit në Dhërmi.
Berisha shkruan se ligji i ma fies prevalon mbi ligjin e vendit, ndërsa shton se dokumenti u firmos nga drejtori që ndenji vetëm 24 orë në detyrë.
Dokumenti i publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha tregon se si Ben Blushi bëhet pronar i 6000 m2 tokë buzë detit, ndërsa në fund të dokumentit ka firmosur drejtori i Hipotekës Bilal Aliaj i cili pas kësaj, ka dhënë edhe dorëheqjen.
Postimi i Berishës:
“Miq, po ju paraqes dokumentin e rregjistrimit nga Arben Malavita të tokes buzë ujit në Dhërmi si pronë private se bashku me Gazmend Ramën.
6000 m2 tokë të gjitha me fallsifikim dokumentash, u rregjistruan me urdhër të Edvin Haj dutit nga drejtor kurbani i radhes ne hipoteken e Vlorës, i cili pasi rregjistroi pronën e grabitur nga dyshja Arben Malavita – Gazmend Rama dha dorëheqjen natyrisht duke marrë garanci të plota se narkoprokuroria nuk do ta shqetesoje atë.
Prona buze uji e grabitur me dokumenta fallco nga Arben Malavita dhe Gazmend Rama vendoset para nje resorti, investim i shpallur strategjik nga vet Edvini. Çka dmth toka buzë detit i ishte dhëne resortit per shfry tezim per 20 vjet. Por binomi Arben Malavita – Gazmend Rama dhe bishti mbrapa fituan si zakonisht mbi ligjin”, – shkruan Berisha.
Diskutime rreth kësaj post